Categories Lajme

I dënuar me burg për…/ Kapet në Itali pronari i kompanisë shqiptare që shkaktoi 700 mijë euro dëm

Karabinierët e Piacenzës kanë ekzekutuar sot një urdhër-arresti evropian për evazion fiskal të lëshuar në prill të vitit 2022 nga autoriteti gjyqësor i Tiranës. Si rezultat i operacionit ka rënë në pranga një 44-vjeçar italian, ndaj të cilit rëndon një dënim prej 5 vite burg.

Italiani, pronar dhe drejtor i një kompanie në Shqipëri, u dënua pasi nga marsi i vitit 2011, duke përfituar një shumë prej rreth 700 mijë eurosh, nuk ka paguar taksa dhe detyrime ndaj disa punonjësve të tij.

Policia e Piacenzas kishte marrë informata se 44-vjeçari ndodhej në atë territor dhe pas kontrolleve përkatëse, kanë arritur mëngjesin e sotëm ta kapin atë në një qendër në Borgonovë, ku ai shkonte herë pas here.

Ai u arrestua dhe u dërgua në burgun Novate, në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Bolonjës për ekstradim në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME