Lajme

I dënuar në Itali për trafik droge dhe gjobëvënie, prokuroria sekuestron pasurinë e vlonjatit

Prokuroria e Vlorës i ka sekuestruar Viktor Shorajt gjashtë apartamente dhe një dyqan. Shorajt ishte subjekt i OFL pasi rezultonte i dënuar në Itali për vepra si trafik droge por edhe gjobëvënie.

Nga hetimet është kërkuar vendosja e sekuestros preventive mbi disa pasuri të paluajtshme, regjistruar në emër të Shorajt, dhe familjarëve të tij. Dyshohet se pasuritë janë produkt i veprave penale të kryera në shtetin italian.

Viktor Shorja rezulton se është person i dënuar për veprat penale të “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike”; “Shtrëngim për dhënie pasurie”; “Mbajtja pa leje e armëve”; “Transport dhe mbajtje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Dënimet ai i ka kryer përgjatë viteve 2000-2007 në shtetin Italian.

Pasuritë e sekuestruara

– Pasurinë e llojit Apartament Nr.1/3 (2+1), në katin e parë banim, sip ndërtimi 118,125m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova”, në pronësi të shtetases M. M.;

– Apartament Nr 7/3 (2+1), në katin e shtatë banim, me sip. 109,03 m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova”, në pronësi të shtetases M. M.;

– Apartament me Nr 7/1 (1+1), ne katin e shtatë banim, me sip 80.7 m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova, në pronësi të shtetases M.M.;

– Apartament me Nr 6/1 (2+1), në katin e gjashtë banim, me sip. ndërtimi 110,36m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova”, në pronësi të shtetases M. M.

– Njësia dyqan me sip. ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh (Nr.13 dhe 14) në Rrugën “Tefta Tashko Koço”, Bashkia Tiranë, në pronësi të shtetases M.M., të blera më parë nga ana e shtetasit V. Sh., me kontratë për shumën prej 100.000 eurosh;

– Pasuria nr.70/3 +2-103, ZK 2832 Orikum Vlorë, apartament me sip 52.27 m2, blerë sipas kontratës së shitjes për vlerën e 22.000 Euro. Shuma e likujduar tërësisht jashtë zyrës noteriale; dhe

– Pasuria nr.70/3 +2-111, ZK 2832 Orikum Vlorë, apartament me sip 54.50  m2, blerë blerë sipas kontratës për vlerën e 28.000 Euro.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close