Categories Lajme

I derdhi shishen e rakisë, lituanezi qëllon me grushte partneren gjermane

Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë kundrejt garancisë prej 3000 eurove një 51-vjeçar lituanez të arrestuar për “dhunë në familje”.

Ngjarja për të cilën akuzohet Nikoljas Kuznecovs, sipas dosjes hetimore ndodhi më 14 shtator pas një debati për pijen. Gruaja gjermane denoncoi në policinë e Sarandës, partnerin lituanez se e kishte dhunuar fizikisht. Në dosjen hetimore të zbardhur nga “BalkanWeb” thuhet se:

“Për të kaluar pushimet verore të vitit 2021, shtetasja gjermane Helena Barleben dhe shtetasi lituanez, 48 dhe 51 vjeç, të cilët janë në një lidhje intime dhe bashkëjetojnë me njëri-tjetrin, kanë përzgjedhur territorin e Republikës së Shqipërisë, konkretisht fshatin Ksamil në Sarandë. Pushimet e tyre këta shtetas i kalojnë duke u akomoduar në një mjet transporti të llojit ‘rulotë’, të cilin e kanë sjellë me vete, duke e tërhequr me anë të një automjeti.

Më datë 14 shtator, rreth orëve të drekës, midis bashkëjetuesve ka lindur një debat, gjatë zhvillimit të të cilit, shtetasja gjermane H. Barleben ka derdhur shishen me raki që shtetasi lituanez po konsumonte në ato çaste. Kjo e ka ndezur edhe më shumë debatin midis tyre. Në këto rrethana, debati ka degjeneruar në akte dhune që shtetasi lituanez ka ushtruar ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases gjermane Helena Barleben, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj kjo e fundit thekson: ‘bashkëjetuesi im nga ky veprim u inatos dhe filloi të më godiste, me pëllëmba dhe me grushte në fytyrë dhe në kokë’”.

Në vijim, shtetasi lituanez është larguar nga vendi ku kishin parkuar “rulotin” e tyre, duke u rikthyer rreth orës 20:00. Por, në rikthim, gjendja psikologjike e shtetasit lituanez ka qenë e rënduar, rrethanë kjo që ka ndikuar në “rindezjen” e konfliktit midis bashkëjetuesve, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj, shtetasja gjermane thekson “bashkëjetuesi u kthye në darkë rreth orës 20:00. Kur erdhi bashkëjetuesi im ishte në gjendje më të keqe psiqike dhe aty përsëri kemi filluar sherrin me njëri tjetrin… Sherri vazhdonte me fjalë duke u sharë dhe ofenduar”.

I shqetësuar për atë ç’ka po dëgjonte, një nga punonjësit e kampingut në të cilin gjendej edhe “ruloti” i bashkëjetuesve, ka vënë në dijeni Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, ku punonjës të policisë kanë mbërritur në vend duke shuar kështu edhe konfliktin e mëtejshëm të bashkëjetuesve, të cilët janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, ku shtetasja gjermane Helena Barleben është kontaktuar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë këtij komisariati, para të cilit ajo ka parashtruar kallëzim penal”.

Tashmë një turk, një arab, një suedez dhe një lituanez janë banorët më të fundit të përkohshëm të Sarandës. Atyre u duhet të jetojnë këtu deri sa të përfundojnë gjyqet për çështjet për të cilat akuzohen, vepra penale këto të kryera gjatë verës. Veç të tjerash, ata kanë depozituar në bankat shqiptare dhjetëra mijëra euro si garanci për shtetin shqiptar për lirinë e tyre. Ndërkohë një shtetas nga Sri Lanka vazhdon të mbahet i izoluar në paraburgimin e Sarandës për “moskallëzim krimi”./BalkanWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Martë, 16 Prill 2024

Dashi Përqendrohuni në realizimin e një plani efikas për punën tuaj, pasi ky është një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Po ndërtonte pa leje një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, vihet në pranga 38-vjeçari

Livadh, Himarë, Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Unë jam steril, ajo ngeli shtatzënë”/ Gruaja përzë burrin nga shtëpia: Theri qenin në vendin tim

Mani Sula tregon për emisionin “Stop” se pas një martese 30-vjeçare, prej gati një viti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dentisti i prish dhëmbët dhe nofullën, harron frezën në rrënjë dhe kërcënon qytetaren në Korçë

Nuk janë të pakta rastet e denoncimeve që qytetarët kanë kundrejt stomatologëve të cilët nuk…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet brenda burgut të Drenovës një person, shkoi për t’i dhënë çantën me ushqime…

Një person është arrestuar brenda ambienteve të burgut të Drenovës në Korçë.  Sipas informacioneve nga…

LEXO ME SHUME