Lajme

I dërgoi foto agjentes së infiltruar, si ra në pranga trafikanti shqiptar “El Gordo”

Oficerët e inteligjencës nga të paktën katër vende për më shumë se dhjetë vite kanë qenë në kërkim të drejtuesit të një organizate shqiptare të dedikuar për rishitjen e kokainës, heroinës dhe drogave të tjera në rajonin e Lionit të Francës.

Sipas mediave oficerët e inteligjencës së Europol dhe Interpol pohojnë se ky njeri vendosi në vitin 2021 të transferohej në Kolumbi për të krijuar aleanca me kartelet që veprojnë në vend. Shqiptari Besnik Gjergji Nikolli, alias Niko ose “el Gordo”, jetonte në një lagje të njohur të Santa Martas dhe qëndroi atje për dy vjet pa u zbuluar, por çelësi i kapjes së tij ishin një seri fotosh dërguar grave.

I huaji siguroi se jetonte në Bogota dhe mburrej me fotografi të udhëtimeve në Evropë. Nikolli ishte një përson i shpallur në kërkim nga Franca dhe Interpoli për krimet e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Ndër të tjera thuhet se Niko sipas hetimeve së inteligjencës, kishte lidhje me strukturat e trafikut të drogës në Shqipëri, Holandë dhe Gjermani, të cilët ishin partnerë të tij në Evropë dhe ishin përgjegjës për marrjen e drogës. Në një artikull thuhet se bosi shqiptar u kap pasi agjentët e inteligjencës franceze sulmuan anën e tij më të dobët: gratë.

“Hetuesit përdorën si karrem në internet një grua dhe ai e hëngri. Ajo ishte një agjente e fshehtë, e cila fitoi besimin e ‘Nikos’ dhe e shtoi atë në rrjetet sociale”, tha një burim gjyqësor për këtë gazetë.

Sipas autoriteteve, shqiptari rrallëherë dilte nga banesa e tij në një apartament modest të shtresës 3 në lagjen San Pablo të Santa Martës, ku organizonte festa me gra të punësuara.

Kapoja mbeti i fshehur në një lagje të njohur të Santa Martës. Pak kohë më vonë, ai filloi t’i dërgonte foto agjentes së infiltruar të zakoneve, udhëtimeve dhe pasurive të tij. “Një nga ato imazhe kishte vendndodhjen gjeografike në metadata. Që nga ai moment filloi detyra për të gjetur vendndodhjen e saktë për kapjen e tij”, tha hetuesi.

Për më tepër, fqinjët filluan t’u thonë autoriteteve se stili i jetës ekstravagante dhe i izoluar i të huajit u dukej shumë i dyshimtë.

Në media janë publikuar gjashtë prej fotografive dhe në to shqiptari ka pozuar para automjeteve luksoze, në ferma në Evropë dhe madje edhe në një lokal në Santa Marta.

Në fakt, fotografia e fundit ka qenë ajo që ka bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së të huajit. “Ne e dinim vetëm se ai ishte në Kolumbi, sepse kishte hyrë përmes Bogotas, por ai nuk figuronte në të dhëna. Franca këmbënguli që ‘Niko’ ishte në vend”.

Arrestimi i tij është bërë në fundjave në Santa Marta (Magdalena), pas një operacioni të udhëhequr nga gjeneral brigade José Luis Ramírez Hinestroza, drejtor i Dijín, në bashkëpunim me Zyrën Franceze Kundër Drogës dhe mbështetjen e Forcave Kolumbiane të Hapësirës Ajrore.

 

I dërgoi foto agjentes së infiltruar, si ra në pranga trafikanti

I dërgoi foto agjentes së infiltruar, si ra në pranga trafikanti

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close