Lajme

I dha tender 12 milionë euro kompanisë “DH Albania”, reagon OST

Operatorit te Sistemit te Transmetimit (OST)ka reaguar pas publikimit të disa dokumentave zyrtare se vetëm një muaj më parë, i ka dhënë kompanisë offshore nga Delaware, përmes degës së saj në Tiranë ‘DH Albania’, një tender me vlerë 12 milionë euro.

OST njofton se që në momentin e transmetimit të fakteve se kompania amerikane DH Albania që ka fituar tenderin për ndërtimin e një segmenti të Unazës së Re, ka falsifikuar dokumentet, ka marrë masat për pezullimin e njëanshëm të kontratës.

“Referuar rastit te publikuar ne median online per nje kontrate qe kompania DH Albania ka patur me Operatorin e Sistemit te Transmetimit, OST sqaron se qe ne momentin kur eshte njohur me permbajtjen e dokumenteve te shfaqura ne emisionin “Te Paekspozuarit” ne Neës 24, ky institucion ka marre masat  per pezullimin e njeanshem te kontrates. Detajet e metejshme do behen te ditura ne nje komunikim te dites se neserme.”- njofton OST.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close