Categories Lajme

I droguar në timon, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë! Gjatë kontrollove policia ndalon shoferët e ‘çmendur’, me shpejtësi deri në 200 km/h

Një 22-vjeçar në Tiranë me iniciale K.B. është arrestuar nga policia pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia janë evidentuar automjete me shpejtësi që arrijnë deri në 200 km/h. Si rezultat kanë pezulluar 32 leje drejtimi për një periudhë nga 1 deri në 5 muaj, ndërkohë që janë gjobitur qindra shoferë.

Njoftimi i policisë: Një tjetër drejtues mjeti vihet në pranga për drejtim mjeti nën efektin e lëndëve narkotike.

32 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi deri në 200 km/h.

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet intensive në akse të ndryshme rrugore, me të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore që ka në dispozicion.

Kontrollet, me qëllim parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, ndalimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet, nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, atyre që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të drejtuesve të motomjeteve që drejtojnë motomjetet, pa kaskën mbrojtëse.

Si rezultat i kontrolleve parandaluese, në rrugën “Dervish Hima”, është ndaluar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K. B., 22 vjeç, i cili pas kryerjes së testit me AquilaScan rezultoi se drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve me makinën inteligjente janë evidentuar shpejtësi që arrijnë deri në 200 km/h.

Gjate 24 orëve të fundit janë pezulluar 32 leje drejtimi nga 1 deri në 5 muaj.

Janë ndëshkuar me masë administrative:

184 drejtues mjetesh për përdorim celulari;

167 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

156 për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit;

133 për parakalime të gabuara dhe mosdhënie përparësie këmbësoreve;

87 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtese;

6 drejtues për gara shpejtësie.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME