Categories Lajme

I ftohti siberian “mbërthen” vendin, a do bjerë borë në Tiranë? Flet meteorologia

I ftohti siberian që ka mbërthyer vendin, pritet të shënojë kthesën në fundjavë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë meteorologia, Lajda Porja nga MeteoAlb tha se do vendi të kalojë përmes një jave me temperatura të ulëta, ndërsa reshjet do i lënë vendin ngricave.

“I ftohti Siberian, ka perfshire vendin ditën e dielë duke sjellë një rënie drastike temperaturash. Kukësi, Bulqiza e Peshkopia do të regjistrojnë temperatura ekstremisht të ulëta deri në -11. Po ashtu edhe Korca pritet shkojë në vlera -8 të cilat pritet të ulen edhe më shumë në Dardhë e Voskopojë edhe -14 gradë.

Temperatura të ulëta janë shënuar në të gjithë vendin. Tirana sot -2 gradë. Ky i ftohtë do të zgjasë gjatë gjithë javës, e marta dhe mërkura do të sjellë një rënie me 1.5 gradë.” -tha Porja ndërsa shtoi se nuk priten reshje. “Nuk presim reshje, problematike do jenë ngricat në zonat me temperatura të ulëta. Deri të enjten mbetemi në këto temperatura.

Në pjesën e dytë të javës tjetër do të kemi një rritje të temperaturave.  Deri nga mesi i shkurtit do jemi në ndikimin e mëngjeseve shumë të fohta, por pa reshje.” –u shpreh ajo. Sa i përket kryeqytetit Porja tha se Tirana do të përjetojë një mot me diell, por të ftohtë dhe se nuk do të ketë reshje bore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME