Lajme

I futën sirianët në bagazhet e “Audi”-it dhe “Benz”-it për 350 euro, kapen në Korçë

Tre trafikantë emigrantësh janë arrestuar në Korçë në kuadër të operacionit “Lugina”. Të arrestuarit janë;

– A. L., 49 vjeç; – E. Ç., 53 vjeçe; – S. Q., 46 vjeçe. Dje rreth orës 12:20 në aksin rrugor Bilisht – Korçë në bashkëpunim me njeri-tjetrin ata u kapën duke transportuar 8 sirianë pranë fshatit Zëmblak, kundrejt shumës prej 350 euro për person. Në momentin e arrestimit tentuan të largohen me forcë duke mos ju bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar. Transportin e kryenin me automjetet “Audi” me targë AB 589 CM, “Renault” me targë AB 312 CF dhe “Mercedes Benz” me targë AA 666 CR.

Me qëllim për t’ju shmangur kontrolleve të policisë, sirianët i kishin fshehur në bagazhet e makinave. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 5 aparate celulari, 3 automjete, 1 tabelë sinjalizuese,1 palë targa franceze dhe sende të tjera. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Ndihma për Kalim të paligjshëm te kufijve”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Mbajtje pa të drejtë e uniformës”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: