Categories Lajme

I grabitën me dhunë 5 mijë lekë, i moshuari vdes në spital

Ka ndërruar jetë në spital 89-vjeçari Çaush Shehaj, i cili ra viktimë e grabitjes me armë nga dy persona gjatë natës në Mallakastër.

Policia arriti të arrestojë dy autorët Ervis Halimi dhe Musa Gudo, 22 dhe 28 vjeç, të cilët kërcënuan me armë zjarri dhe dhunuan 89-vjeçarin duke arritur t’i marrin një shumë parash, rreth 5 mijë lekë të reja.

Për fat të keq, i moshuari nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

“Bazuar në provat e grumbulluara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në ndërveprim me të gjitha strukturat e DVP Fier dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Klosi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. H., 22 vjeç, banues në Fier dhe M. G., 28 vjeç, banues në Portëz, Fier. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Ç., 16 vjeç, banues në Roskovec, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, njoftoi policia më herët ditën e sotme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME