Lajme

I heqin emrin nga lista e votuesve të PD/Reagon Kulluri

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD-së, Edvin Kulluri, një prej kritikëve të Lulzim Bashës, ka reaguar sot, pasi nuk ka gjetur emrin e tij në listat e votuesve në zgjedhjet e që zhvillon sot Partia Demokratike, për kryetarit të ri të saj, ku kandidojnë, Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

“Të dashur miq! Pavarësisht vullnetit të mirë të komisionit zgjedhor të degës së PD nr. 2 Tiranë që më mundësoi votimin, po ju konfirmoj me keqardhje të madhe se nuk e kisha emrin në listën e votuesve të Partisë Demokratike”- shprehet Kulluri.

Kulluri deklaron se “pas kësaj masakre zgjedhore brenda partisë më të madhe të opozitës 3 komunistët Lulzim Basha, Gazmend Bardhi dhe Jemin Gjana duhet të zhduken nga pozicionet që mbajnë në PD”. Sipas tij, lufta për demokratizimin dhe reformimin e PD-së, do vazhdojë pa ndërprerje deri në arritjen e qëllimit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: