Categories Lajme

I jepet lamtumira e fundit të riut që la pas dy fëmijë/ 30 shokë nisen nga Zvicra drejt…

Sot në mesditë në vendlindje (Kuanovë) në Maqedoninë Veriore është varrosur i riu nga Zvicra që humbi jetën tragjikisht në Hotelin Rogner në Tiranë. Në ceremoninë e varrimit përkundër pandemisë, morën pjesë përveç familjarëve edhe qindra miq, kolegë e shokë nga Maqedonia Veriore, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Zvicra shkruan “Le Canton27.ch”. Nga Gjeneva morën pjesë mbi 30 shokë, kolegë e miq shqiptarë dhe zviceranë që kishin ardhur për ta përshëndetur për herë të fundit të ndjerin Ajdin Mustafit i cili la pas dy fëmijë. Në fund prindërit e tij falenderuan shokët dhe miqtë e djalit të humbur që kishin ardhur me kilometra të tëra për ta nderuar për herë të fundit.

Hotel Rogner i pozicionuar në zemër të Tiranës të premten e kaluar u shndërrua në një skenë krimi. Një 28-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Saktësisht më 10 shtator në oren 14:30 ka ndodhur një tragjedi ku një i ri zviceran me origjinë shqiptare ka rënë nga dhoma e katit të pestë, për shkak se kangjellat e ballkonin ishin të prishura. Menjëherë është bërë transportimi për të spital ku ka ndërruar jetë. Që nga ajo dite hetimet e policisë për vdekjen e të riut zviceran me origjinë shiptare ende vazhdojnë për të zbardhur të vertetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME