Një ushtar kinez ka parë “t’i kalojë vd ekja para syve”, pas gabimit që ka bërë kur po ushtrohej të hidhte granatën e dorës. Në vend që ta hidhte pas muritmbrojtës të mbushur me rërë, ushtari e hodhi para këmbëve të tij dhe të instruktorit. Ka qenë eksperienca e instruktorit ajo që i u ka shpëtuar jetën të dyve, pasi ai tërhoqi ushtarin dhe pa u menduar dy herë u hodh në gropën që ishte hapur për arsye sigurie. Pamjet u publikuan nga vetë ushtria kineze, për t’u bërë të qartë të gjithë ushtarëve se duhet të jenë të fokusuar gjatë stërvitjeve ushtarake, sepse shpërqëndrimi më i vogël mund t’u kushtojë jetën.
Categories
Lajme