Categories Lajme

“I kanë rrëmbyer popullit Qendrën Kulturore në Ksamil”, kompozitori i njohur Dizdari proteston përballë Kryeministrisë: Ia kanë dhënë rrugaçëve!

Kompozitori i njohur, Limos Dizdari ka protestuar ditën e sotme përballë Kryeministrisë për atë që ai e cilëson se ia kanë “rrëmbyer” popullit Qendrën Kulturore “Dea” në Ksamil për të cilën thotë se gjatë 23 viteve ka investuar rreth 900 mijë euro.

Gjatë një interviste për mikrofonin e “Fax News”, Dizdari thotë se pushteti ia ka dhënë disa njerëzve rrugaçë që nuk kanë lidhje me artin.

“Nëse duhet të bëhet ankand më fto mua që kam investuar pastaj të tjerët. Nuk është e imja Qendra Kulturore “Dea” por është e popullit. Cfarë janë këta njerëz që mund të shesin dhe të blejnë cfarë të duan. Është e vetmja Qendra Kulturore që e kam mirëmbajtur për 23, kanë qenë 154 të tjera, ku janë të tjerat? E vetmja që kanë ngelur është Qendra Kulturore “Dea” këto janë vlera të popullit. Janë të gjithë në gjyq, proceset gjyqsore nuk duan që t’i bëjnë. Unë kur vij në Tiranë që të kuroj time shoqe aty futen vandalë për të prishur. E di cfarë dëmesh kanë bërë? Vetëm bibloteka “Migjeni” ka gati 10 mijë tituj librash, ska asgjë.

Kujt ja japin këta, ja kanë dhënë një kompania që ka gazin e lëngshëm, ca lidhje ka ai me artin dhe kulturën? unë kam 23 vite që e ndërtova dhe e rrita një vajzë që tja jap popullit tim, jo t’ia japim rrugaçëve. Unë i marr me mend gjitha këto janë gjëra të pista, 42 letra i kam dërguar zotiti Rama dhe instiutucioneve të tij, kanë gjetur mënyrën më të shëmtuar për të heshtur. unë prandaj jam këtu dhe do më gjeni gjithmonë këtu. këtu ka disa pamje të këqija pasi këtu u vranë 4 njerëz, skam për tu larguar që këtu.

Kam 23 vite dhe aty kam bërë 900 mijë euro, qendra ka 5 piano. Ne nuk tregtojmë marjuanë, atë luhet arti, nuk ka gjë më të bukur në qendrën kulturore në qendrën “Dea”. Ata që e kanë marrë nuk e njohin. Ne bëjmë diskutime krijuese, bëjmë diskutime me poet shkrimtarë, mbrëmje koncerte, mbrëmje baleti, teatër gjithçka që ka lidhje me kulturën. Bëjmë 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeun, 50 vjetorin e vdekjes së Nolit.

Nuk ka brengë më të madhe unë i kam urryer fëmijët rrugacë, që kur ishin fëmijë prishnin gjithcka dhe tanin janë rritur prap njësoj.Ata merrnin shkopin i prishnin koshin bletës që bënte mjaltë.

Në Ksamil ka 5 mijë banorë dhe kemi bërë teatër opera që kur të vish ti të bësh pushime pasi lahesh në mbrëmje të vish në një koncer popullore dhe muzikës klasike. Unë do të vazhdoj të jem këtu deri sa kjo punë të zgjidhet, këtu ku jam duhet të vijnë të më takojnë në Bulevardin Dëmorët e Kombit”, tha Dizdari. Saranda News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME