Lajme

I keqardhur për vendimin e SHBA, Berisha zbulon se çfarë ka kërkuar Basha në takim me ambasadoren Yuri Kim

Sali Berisha ka zbuluar se çfarë ka kërkuar kreu i PD-së, Lulzim Basha në lidhje me shpalljen e ish-kryeministrit non-grata nga SHBA.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Basha ka kërkuar fakte dhe prova nga SHBA lidhur me këtë çështje, ndërsa shtoi se ai ndihet i keqardhur.

Për rekordet kriminale, secili do që akuzon pa fakte bazë ka probleme madhore me karakterin. Kam qenë në një vend mik para pak vitesh dhe më priti kryetari i Parlamentit. Kryetari i parlamentit ishte black-lisutar si Sali Berisha. Jo vetëm ai, por edhe nja 9 apo 11 të tjerë. Të gjithë në përballje me Georg Soros. Ata vazhduan me sukses punën e tyre në parlament, i fituan dhe zgjedhjet më vonë.

Administrata tjetër hoqi ato vendime të marra mbi bazën e shpifjeve dhe trillimeve. Por thashë edhe një herë. Ai drejtonte parlamentin, sigurisht i keqardhur. Nuk ka njeri që nuk ka keqardhje kur sheh të vijë një vendim nga një vend që admiron, pa asnjë bazë, pa asnjë fakt, asnjë dokument. Lulzim Basha ka kërkuar gjatë gjithë takimit, fakte, prova dhe dokumente”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: