Categories Lajme

I kërkoi 10.500 euro për t’i çuar djalin në Belgjikë, qytetarja denoncon ish-burrin e Fjolla Morinës

Naxhije Shkreta, një qytetare nga Durrësi tregon sesi ka rënë pre e mashtrimit nga ana e shtetasit Fisnik Syla. Ky i fundit i premtoi vend pune për djalin në Belgjikë, por si fillim duhet të bëheshin dokumentat e për këtë familja Shkreta duhet të paguante 10 500 euro. Paratë u dhanë, po nuk u bënë as puna, as dokumentet e as shuma nuk u kthye mbrapsht.

Naxhije Shkreta: Jam drejtuar “Stop”-it për një mashtrim ose më saktë kemi rënë pre e një mashtrimi familjarisht nga biznesmeni Fisnik Syla për të dërguar djalin në Belgjikë me letra të rregullta. Fillimisht u njoh im bir në Instagram. Pasi u takuam, na kërkoi një shumë të hollash që ishte deri në 20 mijë euro, pastaj erdhi gradualisht duke u ulur. Në momentin që tha duhen kaq dhe aq, unë kam qenë dërguesja e lekëve. Pagesa ka qenë për letrat sepse personi në fjalë nuk mund ta mbante tim bir pa letra në punë sepse sipas rregullave të shtetit bleg nuk mund të figurosh në punë pa letra. Shuma ka vajtur 10.499 euro. Letrat dhe faturat i kam këtu, dërgesat i kam bërë unë personalisht. Tani që unë flas, nuk kam asnjë zgjidhje.

Emisioni “Stop” kontaktoi në telefon me zotin Syla, i cili mohoi që të kishte lidhje, apo dijeni për këtë ngjarje. Ai tha se do e verifikojë situatën dhe si për habi, pak ditë pas telefonatës nga “Stop”, paratë u kthyen në llogarinë e familjes Shkreta.

Fisnik Syla: Kjo është një shpifje komplet e dikujt. Unë nuk e di e kujt qenka kjo, por unë e zbuloj menjëherë. Më vjen shumë mirë që më tregove. Unë kam hotele në Belgjikë, restorante, kam gjëra, po më këto gjëra s’jam marrë ndonjëherë.

Gazetarja: Unë nuk besoj se dikush tjetër ju përdor telefonin tuaj sepse besoj se bisedat janë bërë në WhatsApp, ku ne po flasim bashkë tani.

Fisnik Syla: Jo, jo! Nuk po them, absolut, ky është numri im. Edhe unë po të them. Ma dërgo numrin dhe unë i përgjigjem, ma dërgo numrin e atyre personave, që mos ta zmadhojmë këtë gjë dhe unë e kontaktoj familjen. Kaq di të them!/tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME