Categories Lajme

“I kërkova emrin në Instagram”, Klinton Zeqiraj zbulon si i rrëmbeu zemrën bukuroshes nga Bjellorusia: Ishte hera e parë që…

Gazetari Klinton Zeqiri së bashku me nënën e tij kanë qenë të ftuar në emisionin Rudina. Ata kanë folur për videot humoristike që publikojnë në rrjetet sociale, por edhe për jetën e tyre private. Klinton ka folur për herë të parë për të dashurën e tij nga Bjellorusia e quajtur Katerina e cila është mjaft e bukur dhe seksi. Gazetari ka treguar se Katerinën e ka njohur tek biznesi i tij këtë verë dhe janë në një lidhje dashurie prej 4 muajsh. Ndërkohë që në lidhje me Skype në emision ka qenë dhe Katerina e cila ka tentuar të flasë shqip.

Rudina Magjistari: Edhe Klintoni ka një histori shumë të bukur dashurie apo jo?
Shegushe Zeqiraj: Shumë të bukur.
Rudina Magjistari: Me Katerinën nga Bjellorusia. Ka qenë në Shqipëri pasi mbaroi izolimi apo jo?

Klinton Zeqiraj: Po ishte në datën 7 Tetor dhe qëndroi një javë tek unë. Ne u njohëm në Sarandë tek një biznes që kemi, Katerina aty punonte në një agjenci turistike dhe vinte tek biznesi im që blinte, pra në supermarket dhe normalisht që unë në kasë thashë uau sa e bukur kjo dhe i thashë a do ma japësh Instagramin tënd? Ajo më tha më lër ta mendoj një herë dhe unë thashë është hera e parë që më thotë dikush më lër të mendohem se jemi mësuar këtu, pak më ndryshe. Ajo vinte pothuajse çdo ditë dhe aty u njohëm, dolëm dhe erdhi gradualisht lidhja.

Rudina Magjistari: Do e pyesim dhe vetë Katerinën sepse e kemi në Skype nga Bjellorusia.
Rudina Magjistari surprizohet nga bukuria e Katerinës dhe e përshendet anglisht, por ajo i përgjigjet shqip.
Rudina Magjistari: Pse e dashuron Klintonin?

Katerina: Sepse ai ka një zemër të madhe.
Rudina Magjistari: Sa kohë ke me Katerinën, Klinton?
Klinton Zeqiri: 4 muaj por që unë i kam mësuar disa fjalë shqip dhe ajo mua disa fjalë rusisht, por mua më duket shumë e vështirë si gjuhë. Jemi njohur këtë verë dhe ndihem shumë mirë, është njeri pozitiv dhe më kupton shumë dhe kjo gjë më ka bërë që unë të dashurohem me të.

Rudina Magjistari: Katerina ka ndërmend të vijë sërish në Shqipëri?
Klinton Zeqiri: Po besoj nëse gjërat shkojnë mirë për shkak të pandemisë që jemi, mund të vijë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME