Categories Lajme

I kërkuar në Itali për vjedhje me armë, kapet në Rinas 41-vjeçari

Falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese është vënë në pranga një shtetas i kërkuar në Itali, për grabitje me armë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, si rezultat i forcimit të kontrolleve në hyrje-dalje, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana me zyrën homologe në Interpol Roma/Itali, Departamentin e Policisë Kriminale dhe DRKM Tiranë, bënë të mundur arrestimin e shtetasit shqiptar B. Q. alias B. S., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Torinos/Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Organizatë kriminale” dhe “Grabitje me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Përmbledhje e ngjarjes: Shtetasi i mësipërm akuzohet për organizatë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave me përdorimin e armëve të zjarrit. Në rolin e drejtuesit të organizatës kriminale ai siguronte automjetet dhe armët, me qëllim kryerjen e krimeve. Ky shtetas është akuzuar dhe për mbajtje të armëve në publik.

Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME