Lajme

I kërkuari nga FBI dhe “Italiani” dyshohen si autorë të përleshjes me armë zjarri në Prishtinë

Një përleshje me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ka përfunduar me një të vdekur e 20 të lënduar. Të dyshuar për këtë rast janë pesë persona, një prej të cilëve ndodhet ende në arrati, e katër të tjerë janë të hospitalizuar në QKUK, nën përcjelljen e policisë. Një prej tyre dyshohet se është edhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “italiani”. Para tre muajsh, Pajaziti me disa persona të tjerë e kishin shkatërruar këtë lokal dhe e kishin sulmuar fizizkisht menaxherin e lokalit. Para tri vitesh, Pajaziti ishte arrestuar nga policia nën dyshimin për përfshirje në plagosjen me armë zjarrin të katër rojeve të klubit të natës “Duplex”.

Edhe Dukagjin Nikollaj, i njohur me nofkën “Duka”, ndodhet në arrati për përfshirje në krimin në lokalin Bon Vivant në Prishtinë. Dukagjin Nikollaj është po ashtu i kërkuar nga FBI-ja për kryerjen e disa veprave penale, kryesisht për ato të ndërlidhura me trafik droge.

Një person ka vdekur e 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, në Prishtinë. Katër kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, e 17 të tjerë lëndime nga thyerja e gotave-shisheve të qelqit.

Sipas Policisë së Kosovës, deri te përleshja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje. Të dyshuar për këtë rast janë pesë persona. Njëri është arratisur e katër të tjerë janë të hospitalizuar në QKUK nën përcjelljen e Policisë.

Një prej personave që dyshohet se është përfshirë në këtë sherr është edhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “italiani”.

I njëjti në fund të muajit mars të këtij viti, dyshohet se bashkë me një grup të rinjsh e kishin demoluar lokalin ku ndodhi përleshja mbrëmë.

Sipas raportimeve, Andi Pajaziti kishte shkuar një të mërkure në këtë lokal dhe donte të bënte një rezervim për të premten në mbrëmje, por nga personat përgjegjës të kafiterisë atij i është komunikuar se nuk kishte tavolina te lira.

Menaxheri i kishte thënë se janë kryer rezervimet. I kishte sugjeruar një tavolinë të lirë, por “Italianit” të dyshuar për shumë vepra penale nuk i kishte pëlqyer rekomandimi i menaxherit.

Ai kishte thirrur një grup prej 15 personash të cilët, të pajisur me mjete te forta, kishin thyer dhe demoluar lokalin “BonVivant”

Grupi, i prirë nga “Italiani”, kishin sulmuar fizikisht menaxherin e lokalit. Për këtë rast kishte njoftuar Policia e Kosovës.

“Disa persona kanë hyrë në një lokal dhe i kanë demoluar disa tavolina dhe më pas e kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar (menaxher i këtij lokali), duke i shkaktuar lëndime trupore”, kishte bërë të ditur policia. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor”.

Pas këtij sulmi, ai ishte arratisur.

“Italiani” është person me dosje të rëndë penale, i dyshuar për disa vepra kriminale në të kaluarën.

Rreth tri vite më parë, Andi Pajaziti ishte arrestuar nga policia nën dyshimin për përfshirje në plagosjen me armë zjarrin të katër rojeve të klubit të natës “Duplex”.

Ai ishte arrestuar më 26 nëntor, 2019, pasi kishte qëndruar për disa javë në arrati së bashku edhe me dy persona të tjerë, përfshirë Astrit Mehmetin, të njohur me pseudonimin “Llepota”.

Por, ishte liruar pas disa javësh.

Pajaziti kishte qenë i dyshuar edhe për sulm ndaj gazetarit Berat Buzhala. Edhe për këtë rast, ai ishte liruar në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close