Categories Lajme

“I kisha bërë për të ngrënë, por sot po hanë dhe”, flet nëna e Silvanës që u shua në aksident, telefonata e fundit…

E mekur nga të qarat, veshur me të zeza, Fatbardha Qose, nësa e 33-vjecares Silvana Gushit,  e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Levan Vlorë së bashku me familjen e saj, kërkon vetëm drejtësi.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, Fatbardha rrëfeu telefonatën e fundit me të bijën, ndërsa i priste pas një viti, të ktheheshin për të kaluar pushimet.

“Ku ka ngushëllim për nënën, se i kanë ikur 4 lule. Ah, c’me ka bërë i ligu më prishi jetën e vajzës më mbylli derën e vajzës, ju jeni nëna vetë. C’po bëhet me këtë popull, u vra rinia, i vrau i ligu i vrau rrugaci, i vrau ai që ka para, unë nuk kam para.

Vajza vajti në Greqi për t’u ushqyer, për një jetë më të mirë, do vinte te nëna, të kalonte pushimet. Nëna i kishte bërë për të ngrënë, fola me vajzën i thash ‘cfarë do të bëjë nëna për të ngrëna?’ ajo më tha ‘ mami më bëj një pulë me pilaf’ dhe unë ia bëra gati, po e prisja të hante mëngjesin me dhëndrin e mbesat.

Më iku vajza në moshë të rinisë. Dhëndrin e kisha si djalë. Të vihet drejtësia në vend, ku është shteti. Unë nuk kam lekë, ai që ma ka bërë këtë do jetë biznesmen. Vetë e di si i kam rritur, ia mbushja cantat me ushqime ia coja në Greqi.

Ajo tha se kishin folur në darkë dhe vajza me mbesat e burrin po kërcënin e këndonin, e mezi prisnin të vinin në Shqipëri.  “Mama po vijmë tha, në darkë u llafosa me vajzën. Më tha në 7 hapet dogana dhe në 8:30 jam aty. Po llafoseshim, po këndonin e kërcenin në makinë bashkë me vajzat.

Po prisnin me padurim të vinin tek nëna. Vjet në qershor ishin, qëlluan 15 ditë. Atë ditë që ka ikur, i kemi ngritur fëmijët pa ngrënë se kishim hall se mbyllej kufiri. Atë ditë para një viti ikën pa ngrënë dhe vajza e vogël duke qarë se nuk donte të ikte, donte të rrinte me nënën se kam rritur vetë. Të keqen motra çfarë më ka bërë i ligu, më mbylli derën”, rrëfen mes lotësh Fatbardhja.

Ajo tregoi më tej se vajzën e vogël e kishte rritur vetë, pasi më herët vajza me familjen kishin qëndruar në Shqipëri.
“Silvana ime, ishte vajza ime e madhe, ishte vajza më e mirë. Të gjithë vëllezërit dhe motrat, i gjithë fisi thoshin si vajza jote nuk ka. Po vajza ime po ha dhe. Mbesat i kisha të shkëlqyera dhe dhëndrin e kisha shumë të mirë, ma mbante vajzën. Ishin familje e rregullt, me shkollë.

E madhja ka lindur në Greqi, kurse Eva ka lindur këtu, e kam rritur nëna deri 6 vjeç. Ishin në Greqi, nuk bënë dot dokumentet dhe erdhën u kthyen. Para 2 vitesh ikën prapë, se kishin vajzën e sëmurë. Më mbylli derën e vajzës. I lutem shtetit, të keqen o shtet bëj detyrën që të takon. Presidentit, kryeministrit, policisë, doktorëve, policisë, të vënë dorën në zemër. Kam marrë katër plumba, mos t’i marrë asnjë siç i kam marrë unë”, tha e dëshpëruar nëna.

Familja Gushi, kryefamiljari Eduarti, 44 vjeç, Silvana, 33 vjeçe dhe 2 vajzat Anastasia dhe Eva humbën jetën të premten e 25 qershorit në aksin Levan-Vlorë teksa ktheheshin për pushime nga Greqia.

Shteti të marrë masa, i bëj apel të gjitha nënave: Këtë që përjetova unë mos e përjetojë asnjë nënë në botë. Të jenë nëna të gëzuara, ai baba e ajo nënë që ka rritur atë djalë, të më vinte të më thoshte një fjalë te dera. Të më ngushëllonte, janë njerëz pa shpirt, nuk janë njerëz. Më helmuan kockën, më mbyllën derën e vajzës.

Shteti të marrë masa. Nuk ia pata borxh, kishin hallin e tyre. Rrugaci i ra më qafë. Shteti të veri dorën në zemër, sot u helmova unë.  M’u shkatërrua jeta, më plasi zemra, vajza ime po ha dhe, katër varre. “ tha nëna e Silvanës me lot në sy.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME