Lajme

I mbijetoi aksidentit ku vdiqën 5 persona, rrëfehet 25-vjeçarja, s’jam shtatzënë

Greta Dabërdini, është e vetmja e mbijetuar nga aksidenti tragjik në Qafë Muzinë, ka folur për përjetimet e para të momentit të vështirë, nga ku fatmirësisht shpëtoi gjallë. 25-vjeçarja, Dabërdini, u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës dhe mësohet se ajo ka thyerje të krahut dhe ka kryer një operacion, por është në gjendje të mirë.

Ajo ka sqaruar të gjithë se nuk ka qenë dhe nuk është shtatzënë, ndërsa shton se është falenderuese se ende është e gjallë

“Jam e lënduar shpirtërisht dhe fizikisht nga gjithçka çfarë ndodhi. Iu kërkoj ndjesë që nuk kam mundur t’ju përgjigjem të gjithë mesazheve tuaja, por Zoti e di sa falenderuese jam ndaj të gjithëve. Diçka e rëndësishme: Unë nuk isha dhe nuk jam shtatzënë dhe nuk dola kurrë para gazetarëve të tregoja faktin sa e lumtur isha që isha gjallë. U lodha duke lexuar lajme që nuk janë të vërteta, e deklarata egoizmi që shfaqin gëzim kur rreth vetes pata 5 njerëz që nuk merrnin frymë. Ngushëllime familjarëve! Faleminderit juve që jeni pranë meje,”-shkruan ajo.

Aksidenti i rëndë që la 5 persona të vdekur ndodhi më 26 gusht, ditë kur drejtuesja e ‘Land Roverit’ Rexhina Çelhaka po udhëtonte me automjetin e djalit të xhaxhait të saj nga Tirana në drejtim të Sarandës. Viktima të aksidentit tragjik kanë mbetur; Alesandër dhe Tetiana Fediaieva, 53 dhe 48 vjeç, nga Ukraina, Bardhi Proda (shoferi) dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari. E vetmja që shpëtoi ishte Greta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: