Categories Lajme

I mori 1500 euro por nuk i dha makinën, kapet 34-vjeçari Vlonjat

Kapet dhe ndalohet nga Policia për “Mashtrim” shtetasi:

R.A., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi me qëllim ekzekutimin e vendimit nr.288, datë 30.07.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar me 8 (tetë) muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal.

Mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetasi K.K, më datë 27.07.2017, shtetasi R.A., i ka marrë një shumë parash prej 1500 euro në këmbim të një automjeti, por si përfundim shtetasi K.K nuk ka marrë as mjetin dhe as paratë.

Gjithashtu bëjmë me dije se shtetasi R.A, ka qenë i arrestuar më parë nga Policia për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” (neni 283).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME