Lajme

“I mori 2000 euro për t’i shëruar gruan nga depresioni”, del nga burgu fallxhori

Hysri Peqini nga Kosova, i njohur ndryshe si “Burdushi” është liruar ditën e sotme nga paraburgimi. Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga avokati i tij, Asdren Hoxha. Gjykata Themelore në Prizren e kishte shpallur atë fajtor në nëntor të vitit 2019 për veprën penale “mashtrim”.

Ai ishte dënuar me një vit burg dhe me një gjobë prej 5 mijë eurosh. “Burdushi” akuzohej se në vitin 2014 kishte përfituar 2000 euro nga një shtetas, duke i premtuar atij se do t’i shëronte gruan e cila vuante nga depresioni.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close