Categories Lajme

I mori 8 milionë lekë familjarëve të pacientes me COVID, Tirja kërkon të dalë nga burgu

Tire Alldervishi, sanitarja e spitalit COVID-2 që u hoq si infermiere duke zhvatur familjarët e pacientëve të prekur me koronavirus kërkon të lërë qelinë. Avokatët e saj kanë paraqitur në prokurori një shkresë ku kërkojnë një masë më të lehtë sigurie për klienten e tyre.

ABC raporton se ata nuk kanë specifikuar masën e sigurisë, por duke qenë se trupi gjykues e ka lënë burg, opsionet janë “arrest shtëpie” ose “detyrim paraqitje”. Alldervishi u denoncua në një emision investigativ nga vajza e një paciente të prekur me COVID e cila ndërroi jetë në spital, që thoshte se ajo i kishte marrë 8 milionë lekë të vjetra për t’i shërbyer të ëmës.

Vajza e pacientes publikoi edhe disa mesazhe tronditëse ku Alldervishi i kërkonte paratë ose i thoshte të gjente dikë tjetër më të lirë. Pas kësaj ngjarje Prokuroria e Tiranës ka shtrirë hetimet edhe mbi personelin mjekësor të spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”. Organi i akuzës ka sekuestruar kamerat e sigurisë së spitalit për të parë se me kë kishte komunikim 58 vjecarja duke qenë se ajo nuk punonte si sanitare në pavionin ku ishte e shtuar pacientja që humbi jetën nga koronavirusi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME