Lajme

I mori jetën sot fqinjit të tij, autori Klodian Keqi tentoi të vriste një person në vitin 2010 (DETAJET)

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar ditën e sotme në Fushë-Krujë,  ku humbi jetën 55-vjeçari Luan Hushi.

Klodian Keqi qëlloi me armë në bark fqinjin e tij Luan Hushin pas një debati që kishin për parcelën me ullinj si dhe për drutë e zjarrit në pyll.

Hushi u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, ku humbi edhe jetën si pasojë e plagëve të marra. Mirëpo mësohet se autori, i cili pas ngjarjes është arratisur, është me precedent të më parë penal.

Keqi edhe në vitin 2010 ka tentuar të vrasë një tjetër person.

Së bashku me vëllanë e tij, Jetmir Keqi kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatike për motive të dobëta, Mustafa Dacin. Familjet kishin konflikte.

Në atë kohë, Klodjan Keqi u arratis së bashku me armën e krimit. Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në rrugën kryesore Fushë Krujë – Krujë.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close