Lajme

I moshuari prej ditësh i zhdukur, gjenden disa veshje në lumin e Devollit, detaje

Një i moshuar në Belsh prej ditësh rezulton i zhdukur. Nga salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Elbasan njoftohen se në ujërat e lumit Devoll pranë fshatit Rrenas, njësisë administrative Grekan, Bashkia Belsh dyshohet për një person të mbytur.

Mësohet se prej datës 31 gusht ka humbur kontaktet me familjarët 80-vjeçari Ramazan Arapi, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ditën e sotme në ujërat e lumit Devoll është gjetur një xhaketë e baltosur e cila sipas familjarëve i përket personit në fjalë.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe SPZ i zonës dhe Shefi i Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik si edhe efektivë të MZSH Belsh dhe banorë të fshatit për të kërkuar personin e humbur.

NJOFTIMI I POLICISE

Shtetasi T. A., 50 vjeç, ka njoftuar sallën operative, se në rrjedhën e lumit Devoll, dyshohet se është mbytur babai i tij, shtetasi R. A., 80 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh, i cili që prej datës 31.08.2023, ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe sëbashku me familjarët kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit. Familjarët kanë deklaruar se shtetasi R. A., kishte probleme të shëndetit mendor. Vijonë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 80-vjeçarit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close