Lajme

I moshuari që vrau të birin, në gjendje të rënduar pranon krimin në Polici: Nuk doja, por ma solli në atë pikë që s’duroja dot më

Shefki Bylykbashi, 77-vjeçari i cili akuzohet se vrau të birin me sende të forta ka dhënë dëshminë e tij në polici.

Burime nga policia bëjnë me dije se 77 vjecari në gjendje të rënduar psikologjike, ka pranuar vrasjen e të birit.

Ai ka deklaruar para policisë, se nuk ka patur konflikt për asnjë arsye me të birin.

Por ajo që e ka nxjerrë nga vetja ka qenë fakti se 50-vjeçari kohët e fundit shkonte në gjendje të dehur çdo ditë në shtëpi.

“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte cdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, ka deklaruar ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close