Categories Lajme

I moshuari theu xhamat e Kadastrës në shenjë revolte për sorrollatjet shumëvjeçare, Artan Lame këshillon familjarët: Kujdesuni për të!

Një i moshuar, i irrituar nga mosmarrja e shërbimit në Kadastrën e Bashkisë Mat, theu me gur xhamat e ndërtesës, pasi tha se i kishin ardhur në majë të hundës të gjitha sorollatjet e bëra nga ky institucion.

Për këtë ngjarje të pak ditëve më parë reagoi Kreu i Kadastrës, Artan Lame, përmes një postimi në Facebook. Lame shkruan se nuk është faji i Kadastrës për problemin e të moshuarit. Sipas tij, problemi ka lindur tek gjykatat dhe tek akt-blerja, pasi i moshuari ka blerë objektin, por jo truallin.

Lame shkruan se Kadastra është si një magazinë, që ka kusuret e veta, por nuk zgidh çdo problem, pasi hallka e parë është gjykata. Ndër të tjera, kreu i Kadastrës etiketon të moshuarin, që e këshillon të mos i zgjidhi problemet kështu, teksa u bën edhe thirrje familjarëve, që të kujdesen për të, pasi nuk e kallëzojnë dot në polici, për shkak të moshës.

Reagimi i Lames

Problemi, i thënë me dy fjalë: Në vitin e largët 1993 zotëria HR, ka blerë një objekt nga dy qytetarë të tjerë. Ka blerë objektin por jo truallin. Shuuumë vite më pare, me mënyra që nuk po i them këtu, ja ka dalë që ti regjistrojë me gjithë truallin. Në vitin 2012 gjykata ka vendosur që regjistrimi i truallit është i pavlefshëm dhe ka urdhëruar ZRPP-në të fshijë regjistrimin. Xhaxhi HR vjen tani dhe thotë pse nuk ma jepni dhe truallin!!! Pasi i janë shpjeguar me letra zyrtare nja 10 herë të gjitha gjërat, si zgjidhje ka gjetur që të thyejë xhamat e Kadastrës.

Miq, nga dita që unë jam drejtor i këtij institucioni, kam theksuar me forcë “Kadastra nuk është gjykatë. Kadastra është magazinë”. Po erdhi vendimi që i takon xhaxhait, ja rregjistron xhaxhait; po erdhi letra që nuk i takon, ja heq. Mirëpo meqenëse Kadastra është hallka e fundit e zhinxhirit të marrëzive shqiptare, qytetarët i bien shkurt, nuk ma jep Kadastra – poshtë Kadastra.

Se çfarë ka ndodhur me pronat në 110 vjetët e fundit në Shqipëri, tashmë e dimë të gjithë, Unë vetë kam bërë sa kam mundur të rregulloj gjëra dhe, nga ana tjetër, t’a bëj publike situatën e trashëguar. Në këtë rol, Kadastra shërben si instrumenti që i bën publike sëmundjet e trashëguara ndër vite midis institucioneve, si një termometër që tregon temperaturën e të sëmurit.

Përfundime:

Kadastra ka kusuret e veta, ndër të cilët më i madhi është që duhet të ndryshojë trashëgiminë e tmerrshme të lënë nga ish-ZRPP. Në këtë pikë jam gati të pranoj çdo ndihmë dhe denoncim.
Lëmshi me pronat në Shqipëri, nuk është bërë nga as alienët as nga eskimezët, por nga vetë shqiptarët. Në rastin konkret, xhaxhi HR sherrin e bën me komshinjtë e vet që i kanë shitur studion e vitit 1993 dhe me kushurinjtë e vet, që me letra fallco ju ka marrë tokën.
Natyrisht që xhamat e Kadastrës Mat u thyen të gjithë. Meqenëse xhaxhi HR ka mbushur moshën 80 vjeç, as nuk mund t’i bëhet kallzim në prokurori për shkatërrim prone, por përfitoj nga rasti ti bëj thirrje familjarëve që të kujdesen për të afërmin e tyre.
Ashtu si hollandezët në shekullin XVI, si anglezët në shekullin XVII, si francezët në shekullin XVIII, si Italianët në shekullin XIX, si ballkanasit e tjerë në shekullin XX; shqiptarët, tani në shekullin XXI, duhet të kuptojnë që sistemi ku jemi futur dhe që quhet kapitalizëm, i rregullon gjërat me ligje dhe letra dhe jo me gurë dhe muhabete kafeneje.
Komplimetat e mia për JOQ, ku ishin gati 900 komente për këtë video. 800 prej komenteve ishin bërë nga njerëz që ende nuk e kanë kuptuar pikën 4 më sipër. Por edhe fakti që 100 komentet e tjera ishin normale, tregon që sidoqoftë kemi shpresë.
Shpresoj që JOQ të publikojë dhe përgjigjen time.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME