Lajme

I nxehti afrikan “pushton” gjithë vendin, ja parashikimi i motit

Moti në vendin tonë ditën e sotme do dominohet sërish nga i nxehti afrikan, në të gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, parashikohet që pasditja të jetë me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulta por vranësira të lehta shfaqen në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por ulen lehtë vlerat e mesditës  duke luhatur ekstremumet ditore nga 18°C deri në 41°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40-45 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close