
Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, sot është konstatuar një vatër zjarri në zonën e Vlorës, perkatësisht midis fshatit Radhimë dhe Tragjas.
Mësohet se forcat e zjarrëfikes dhe policisë janë në terren për të bërë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit.
Flakët të ndihmuara dhe nga era janë duke djegur kryesisht shkurre, por duke rrezikuar dhe stanet apo dhe vreshtat që ndodhen përgjatë bay passit mbi fshatin Radhimë.