Lajme

I pasionuar pas makinave luksoze, ja kush është 22-vjeçari që u plagos tek “Komuna e Parisit”

Mbrëmjen e djeshme ndodhi një ngjarje e rëndë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, ku u p lagos me a rmë z jarri një 22-vjeçar. Bëhet fjalë për Redi Ballën, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës. I riu u qëllua teksa ishte në makinë. Në pamjet që ka shpërndarë në rrjete sociale duket se i pëlqejnë makinat luksoze.

Ora News zbardh dëshminë e Redi Ballës, i cili u p lagos mbrëmjen e 12 tetorit teksa ishte në makinën e tij të parkuar në “Komunën e Parisit” në Tiranë. “Kam qenë duke u kthyer për më shtëpi. Parkova makinën dhe pashë dikë që mu afrua dhe më qëlloi. Nuk kam dijeni se kush është personi që më ka q ëlluar”, ka thënë në deklaratën paraprake Redi Balla.

22-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës me plagë të plumbave në këmbë por jashtë rrezikut për jetën. Grupi i hetimit ka dyshime se nuk ka qenë qëllimi për ta ekzekutuar të riun por për ti dhënë një mesazh apo paralajmërim, informon Ora News.  Janë shoqëruar në komisariat disa persona kryesisht të njohur dhe familjarë të Redi Ballës, për tu marrë në pyetje. Grupi i hetimit po punon për vëzhgimin e kamerave të sigurisë të bizneseve pranë vendit të ngjarjes por edhe rrugët lidhëse për të përfituar prova apo indicie për zbardhjen e identitetit të autorit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: