Lajme

I përfshirë në atentatin ndaj prokurorit? Redjan Rraja mohon akuzat, ja dëshmia e tij

Redjan Rraja ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij për përfshirje në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, raporton gazetarja e Panorama Nikoleta Kovaçi.

Në sallën e gjyqit në GJKKO këtë të premte ai ka deklaruar:

“S’kam asnjë lidhje me ngjarjen. Nuk e di si janë përdorur gjurmët e gishtave të mi, më janë marrë dy herë gjurmët e gishtave, një herë më janë marrë pa avokat. Më kanë marrë shumë rroba të miat në makinë pas arrestimit”.

Po sot, Gjykata e Posaçme delegjitimoi nga procesi një prej avokatëve të Rrajës, Alban Bengasi. Ai është shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë” dhe ndaj tij ka një masë sigurie “arrest në burg”.

GJKKO kërkoi nga i pandehuri të gjejë një tjetër avokat mbrojtës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close