Categories Lajme

I preu rrugën qeni, drejtuesi i mjetit tenton ta shmangë dhe përplaset dy makina, 3 të plagosur

Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhe-Milot, ku drejtuesi i një makine me targa shqiptare në përpjekje për të shmangur një qen ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me dy mjete të tjera me targa të Kosovës dhe Maqedonisë.

Nga ky aksident, burimet bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur 3 persona dhe është njoftuar ambulanca dhe Policia. Gjendja e të plagosurve paraprakisht thuhet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që identitetet e tyre nuk bëhen me dije.

Njoftimi i policisë: Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit J.K.,banues në Maqedoni, I.B.,banues në Kosovë dhe K.M., banues në Lezhë.

Kanë marrë dëmtime të lehta shtetaset S.B.dhe H.M.,të cilat ishin pasagjere në këto mjete.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë ,për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME