Lajme

I riu humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me trafikndarësen, një 23-vjeçare në gjendje të rëndë. I vihen prangat…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Plepa-Shkozet në Durrës, ku si pasojë e përplasjes së një mjeti me bordurën e trafikndarëses, një e re ka mbetur e plagosur rëndë. Policia ka arrestuar të riun që ishte në drejtimin e mjetit.

Njoftimi i policisë: Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të ditës së sotme, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e trafikndarëses.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në mjet, shtetasja R. M., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: