Lajme

I riu humbi jetën në aksident, mesazhi prekës i mësuesve: Do të dëgjojmë gjithë jetën zërin tënd

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në fshatin Mirakë.

Viktimë mbeti i riu Rei Palloshi 21 vjec nga qyteti i Elbasanit. I riu, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip audi 3 ngjyrë të bardhë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një arë, ndërsa mjeti është kthyer përmbys.

Burimet bëjnë me dije se ka qenë një kalimtar i rastit ai që ka pikasur makinën e përmbysur duke njoftuar policinë. Ka dyshime se dalja e mjetit nga rruga të ketë ndodhur shumë më parë nga se u lajmërua policia, pasi nga kqyrja e mjetit motorri ka qënë i ftohtë.

U desh ndërhyrja e mjeteve të zjarrfikëses për nxjerrjen e trupit nga makina, ndërsa policia fillimisht kërkoi për një trup të dytë por fatmirësisht rezultoi se 21 vjecari kishte qënë i vetëm në mjet.

Shkak për aksidentin mendohet se është bërë lagështira e madhe që ka qenë e pranishme në këtë aks rrugor. Grupi hetimor në vendngjarje nisi hetimet për këtë rast.

Ngjarja ndodhi pranë fshatin fshatit Mengel, ku makina që drejtonte Rei P. doli nga rruga e për pasojë humbi jetën 21-vjeçari. Në një postim prekës në rrjetet sociale, të riun e kujtojnë mësuesit e shkollës ku studioi dikur.

Mesazhi: Rei i reve të qiellit, i yjeve, i dritës së përjetesisë. Eshtë një vend në banken e trete të mendimeve tona qe do te jëtë përhere yti. Do të të kerkojme në boritë e makinave buzë rruges, do të dëgjojme tërë jetën zërin tënd: -Zyshat e mia. Do të mbetesh përjetësisht yni, Rei. Qe nga Parajsa ti sot na pershendet mes yjeve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: