Lajme

I riu i thotë “mirupafshim” patentës për 2 vite, bënte drift në sensin e kundërt

E ka pësuar nga policia, një i ri i cili bënte drift me makinë në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin rrugor Milot-Mamurras.

E sikur të mos mjaftonte akti i papërgjegjshëm i të riut, ai videon e ka postuar edhe në rrjetet sociale. Pas denoncimeve të shumta, policia ka mundur të gjejë të riun D.N  24-vjeç dhe i ka hequr patentën për dy vite, ndërsa është gjobitur me 60 mijë lekë.

Njoftimi i policisë:
Bëri drift me makinë në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin rrugor Milot-Mamurras dhe më pas postoi video në rrjetet sociale, falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia Rrugore e Lezhës identifikon dhe procedon penalisht drejtuesin e mjetit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë i kanë bllokuar automjetin, i kanë vendosur masën administrative 60.000 lekë të rinj dhe i kanë pezulluar lejen e drejtimit, për 2 vjet.

Policia e Lezhës, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një drejtues mjeti që bënte manovra të rrezikshme me mjetin, në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin rrugor Milot-Mamurras, duke rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke penguar lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, falë veprimeve të shpejta dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të mjetit që shfaqej në video.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë proceduan penalisht për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, drejtuesin e mjetit, shtetasin D. N., 24 vjeç, banues në Kurbin.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë i kanë bllokuar automjetin, i kanë vendosur masën administrative 60.000 lekë të rinj dhe i kanë pezulluar lejen e drejtimit, për 2 vjet.Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për besimin dhe i fton që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: