
Një i ri i ka vënë flakën ambienteve të jashtme të komisariatit të Elbasanit. I riu Aurel Latifi i ka vënë flakën murit rrethues dhe dritares së ankesave të qytetarëve. Mësohet se të pranishëm në zyrën e ankesave kanë qenë edhe dy punonjës policie.
Më konkretisht i është vënë flaka dritares së ankesave të qytetarëve shërben dhe si zyrë informacioni.
Personi që i ka vënë zjarrin është shoqëruar në komisariat.
Jashtë murit rrethues i është vënë flaka dritares së ankesave të qytetarëve, ndërsa kjo ka rrezikuar edhe jetën e dy punonjësve.
Zjarri është vendosur nga një i ri në sallën 60. Sipas burimeve, dyshohet se i riu ka qenë i dehur, ndërsa është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje