Lajme

I riu rumun nuk përmbahet, bën për spital 32-vjeçarin shqiptar (VIDEO)

Një shqiptar, është konfiltuar dhunshëm me një rumun në Itali. Sherri nisi në një klub nate në Torino, e pasoi edhe në ambientet e jashtme të lokalit. Në videon e bërë virale në rrjet, shihet se si shqiptari, 32-vjeç godet me grushte dhe sulmon një grua, që ishte nëna e rumunit 26 vjeç.

Për këtë shkak, i riu rumun ka goditur shqiptarin në kokë dhe fytyrë, duke bërë që ai të përfundojë në gjendje të rëndë në spital. Sipas karabinierëve, shqiptari ka sulmuar nënën e rumunit, pasi kjo e fundit nuk ka pranuar t’i shërbente.

Sjellja e tij ngjalli reagimin e dhunshëm të djalit të baristes dhe personave të tjerë, dhe përfundoi me dhunë fizike jashtë ambienteve të lokalit rreth orës 5 të mëngjesit të së dielës, 24 tetor. 26-vjeçari u arrestua për akuzën “vrasje e mbetur në tentative”, shkruajnë mediat.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: