Lajme

I riu shqiptar u kthye pa zemër nga Spanja, nisin hetimet për 4 mjekë

Prokuroria spanjolle ka nisur hetimet për rastin e 31-vjeçarit shqiptar Saimir Sula. Pas letër-porosisë së dërguar nga hetuesit shqiptarë për zbardhjen e rastit të 31-vjeçarit që u kthye pa zemër nga Spanja, homologët spanjollë kanë nisur punën për të sqaruar ngjarjen. Lajmi është konfirmuar nga burime për Report Tv.

Në letërporosi, prokuroria shqiptare ka 10 kërkesa për autoritetet spanjolle, mes të cilëve edhe kërkesa për të gjetur shkakun e mungesës së zemrës së 31-vjeçarit, i cili ndërroi jetë në spitalin ‘Hospital Del Mar’ në Barcelonë. Mungesa e organit të zemrës u konstatua në Tiranë, duke e bërë të pamundur nga mjekësia ligjore zbardhjen e shkakut pse ai ka nderruar jete.

Saimir Sula ndërroi jetë në maj të vitit 2020, pasi kishte shkuar në një spital në Spanjë për të bërë testin e koronavirusit. As 24 orë pas shtrimit të tij, e motra është telefonuar nga mjekët spanjollë për të tërhequr trupin e pajetë. Nga autopsia shqiptare ka rezultuar se trupi nuk ka pasur disa organe në trup, duke ngritur dyshime për traf ikun e tyre. Prokuroria shqiptare ka dërguar letërporosi dhe ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa në Spanjë janë marrë nën hetim 4 mjekë. Ka qene motra e tij qe e ka bere publik rastin ne mediat shqiptare.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: