Lajme

I riu thyen urdhrin e mbrojtjes dhe dhunon prindërit në Durrës, arrestohet

Ndonëse ishin të pajisur me urdhër mbrojtjeje, kjo nuk ka mjaftuar që 2 prindërit të ndiheshin të sigurt përpara djalit të tyre.

34-vjeçari me inicialet J. Gj., banues në Durrës, sërish ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe babait të tij. Për pasojë, uniformat blu i kanë vënë prangat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. Gj., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij, të cilët ishin të pajisur me urdhra mbrojtjeje”, thuhet në njoftim.

Një lajm i tillë shërben për të vënë alarmin se urdhri i mbrojtjes nuk është një mekanizëm që siguron mbrojtjen e viktimës nga agresori. Jo pak gra janë vrarë nga ish-burrat e tyre, ndonëse ishin të pajisura me urdhër mbrojtjeje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close