Një shtetas ka mbetur i plagosur në njësinë Postribë në Shkodër pasi ka qëlluar veten aksidentalisht me një pistoletë që mbante pa leje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00 në momentin e ndërrimit të viteve.
I riu menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se i riu nga Postriba është plagosur në këmbë por duke mos patur kështu rrezik për jetën. Pas plagosjes menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.