Categories Lajme

I rrëzuar në malin e Tragjasit në vitin 1943, rreshteri britanik tashmë prehet tek Memorali i të Rënëve

Rreshteri britanik Peter Twiddy, i cili humbi jetën pas përplasjes së avionit “Halifax” në malin e Tragjasit në Vlorë më 1943, nga sot prehet tek Memoriali i të Rënëve pranë kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë organizoi sot ceremoninë e varrimit të rreshterit Peter Twiddy, anëtar i Ekuipazhit të Halifax HR674, të Forcave Ajrore Mbretërore, ditë e cila përkon me 100-vjetorin e lindjes së tij.

“Sot i bëjmë homazh Rreshterit Peter Twiddy, i cili bëri sakrificën e fundit për Mbretërinë e Bashkuar, për Shqipërinë dhe për paqen në Evropë”, tha ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith.

King-Smith tha se, “Reshter Twiddy, në emër të Madhërisë së Saj Mbretëreshës dhe të Forcave të Armatosura, unë Ju nderoj për sakrificën tuaj. Ju jeni shëmbulltyra e të gjithë të rinjve britanikë, shqiptarë dhe të kombeve të tjera aleatë që dhanë jetën për të çliruar të tjerët dhe për të na mbrojtur të gjithëve”.

“Britania e Madhe vajton të vdekurit e saj përtej detit. Të rënë për kauzën e lirisë. Zoti të bekoftë dhe Zoti i bekoftë të gjithë ata që luftojnë për lirinë tonë”, u shpreh ambasadori Alastair King-Smith.

Avioni i Forcave Ajrore Mbretërore u rrëzua pranë fshatit Dukat, Vlorë, ndërsa ishte i përfshirë në operacione të furnizimit të rezistencës antifashiste në Shqipëri me furnizime, pajisje dhe municione.

Zyra e Atasheut të Mbrojtjes në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ishte në dijeni se më 20 tetor 1943 një bombardues britanik i modifikuar Halifax me seriale identifikimi HR674, i Skuadronit 148 të Forcave Ajrore Mbretërore, u rrëzua pranë fshatit Dukat, Vlorë, ndërsa ishte i përfshirë në operacione të furnizimit të rezistencës shqiptare në terren si edhe të ekipeve nga Departamenti Britanik i Operacioneve Speciale (Special Operations Executive/SOE).

Në vitin 2018, Zyra e Atasheut të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në Ambasadën Britanike në Tiranë, u informua nga një vendas që jetonte në fshatin Tragjas, Vlorë, për praninë e mbetjeve njerëzore pranë disa mbetjeve të një avioni të rrëzuar, pranë kreshtës së malit mbi fshatin Tragjas. Pas kontaktit Seksioni i Mbrojtjes ndërmori kërkime në zonë aty ku mbetjet u panë për herë të parë.

Mbetje njerëzore u gjetën mbi tokë ose të varrosura në tokë të cekët. Mbetjet e gjetura u analizuan në Britaninë e Madhe dhe falë krahasimeve të materialit gjenetik u identifikuan që i përkisnin rreshterit Peter Twiddy.

Peter Twiddy lindi më 20 tetor në Stockwell, Surrey, me baba Albert Twiddy and nënë Elsie Ward.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Qelitë janë plot!”/ Lirohen nga burgu i Drenovës dhjetëra të burgosur: Jam i dënuar për drogë…

Në burgun e Drenovës, 55 persona kanë lenë sot qelitë dhe 73 të tjerë do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Masakra e Lushnjës, burg përjetë Laert Haxhiut

Gjykata e Posaçme dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun. Ai akuzohet për atë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshinë në një konflikt në Kukës, vetëdorëzohen 3 personat e dyshuar

Policia në Kukës njofton se tre personat e shpallur në kërkim për një konflikt të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkuan për peshkim, por rrezikuan të mbyteshin nga dallgë të larta, shpëtohen dy persona në Shëngjin

Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkuan në ndihmë 2 personave, të cilët rrezikuan të mbyteshin…

LEXO ME SHUME