Lajme

I sekuestruan 2 milion euro pasuri, përfundon në spital

Bardhok Planaj i arrestuar dy ditë më parë është dërguar në spitalin e Shkodrës pas komplikacioneve në zemër. Ai ndodhet në reanimacionin e spitalit të Shkodrës ndërkohë që pritet që edhe masa e arrestit ndaj tij të zhvillohet në ambjentët e spitalit.

Burime thonë se ai ruhet nga forcat e policisë ndërsa masa ndaj është parashikuar për diten e sotme.

Ai akuzohet per aktivitet kriminal prej se ciles ka vendosur nje pasuri prej 2 milion euro e cila eshte vene nen sekuestro preventive nga prokuroria.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disa mujor  bënë të mundur  dokumentimin e aktivitetit kriminal të shtetasit Bardhok Planaj, i cili prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u paisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kopetente.

Gjatë hetimeve  të kryera ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer ky shtetas më parë, e për këtë arsye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive”, në bazë të Urdhrit të Ekzekutimit Vendimit Penal nr.1169 datë 29.11.2018, për objektin 10- katësh që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion Euro

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve”, “Ndërtim pa leje”,  parashikuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: