Lajme

I shoqëruan djalin në polici se shkeli orën policore, ndërron jetë nga infarkti biznesmeni

Biznesmeni Shuaip Sejko, i njohur me pseudonimin “Çapi”, ka ndërruar jetë në orët e para të këtij mëngjesi, si pasojë e një infarkti.

Ngjarja e trishtë është shënuar në orët e para të mëngjesit. Policia e Sarandës njoftoi se në një deklaratë për shtyp, duke thënë se ka gjobitur me 1 milion lekë të reja shtetasin K.S., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1 Sarande.

Policia kreu kontroll rreth orës 04.00 në lokalin e djalit të biznesmenit. Aty ka gjetur një tavolinë dhe për këtë arsye ka shoqëruar të riun në Komisariat.

Dëshmitarë okularë kanë njoftuar babanë e tij, biznesmenin Shuaip Sejko, pronar i një hoteli në qytetin bregdetar. Pasi ka marrë vesh lajmin, ai ka tentuar të niset drejt Komisariatit të Sarandës, por është ndjerë keq dhe ka përfunduar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti. Më herë biznesmeni kishte kryer edhe një bypass ne zemer.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close