Categories Lajme

I shpallur në kërkim, ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari nga Tepelena

M., 44 vjeç, banues në Tepelenë i shpallur në kërkim nga autoritetet në Shqipëri është arrestuar nga policia greke. Blutë bëjnë me dije se ai është ekstraduar në vendin tonë ku do të gjykohet për vrasje, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. 44-vjeçari është dënuar në vitin 2009 nga Gjykata e Fierit për këto tre vepra penale. Pas mbërritjes në Rinas ai i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

“Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Greqi dhe ekstradohet drejt Shqipërisë një shtetas i shpallur në kërkim për krime ndaj jetës dhe pronës.Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar F. M., 44 vjeç, banues në Tepelenë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, falë shkëmbimit në kohë të informacioneve ky shtetas është arrestuar në Greqi duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. Personi i ekstraduar në PKK Rinas, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME