Categories Lajme

I shpëtoi dy vajzat, babai gjen zjarrfikësin hero të Tiranës dhe shkon ta falenderojë bashkë me vogëlushet

Personi që shikoni në foto është zjarrfikësi i Tiranës Shkëlzen Lamuça, heroi që shpëtoi dy vajzat e vogla në pallatin që mori flakë në “Astir” pak ditë më parë. Ai bashkë me kolegët u dhanë ndihmën e parë banorëve.

Vetë Lamuçës ju desh të ngjitej dy herë në katin e shtatë me shkallët e zjarrfikëses për të shpëtuar dy vajzat e vogla të familjes Nanaj. Ato ishin bllokuar nga tymi dhe në pamundësi për të dalë nga shkallët e brendshme, u evakuuan me zjarrfikëse.

Babai i dy vajzave, skenografi Beqo Nanaj dha një intervistë për newsbomb.al tre ditë më parë ku tregoi gjithë ngjarjen. Ai foli dhe për zjarrfikësin hero që i kishte shpëtuar vajzat, e kishte gjetur dhe do ta takonte shumë shpejt. Dhe në fakt kështu ka bërë!

lir Xhafaj për Newsbomb.al

Banorët e një pallati në zonën e “Astirit” në Tiranë janë zgjuar të tmerruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Në garazhin e pallatit ku ata jetonin kishin marrë flakë 4 makina dhe shtëllungat e zeza të tymit “pushtuan” të gjitha hyrjet.

8 persona mbetën të lënduar dhe pasi morën ndihmën e parë mjekësore në spital u larguan përsëri drejt apartamenteve të tyre. Në vendngjarje mbërritën menjëherë dhe forcat zjarrfikëse të Tiranës, të cilat shpëtuan banorët që ndodheshin në katet e larta dhe e kishin të pamundur daljen vetë.

Mes tyre ishte dhe familja e Beqo Nanaj. Në një intervistë për newsbomb.al, ai ka rrëfyer momentet e para kur ra zjarri në garazhin e pallatit dhe më pas tymi mbërriti deri në katin e shtatë, ku Nanaj jeton me bashkëshorten dhe dy vajzat e vogla.

“Ishte mbas orës 12 dhe ishim zgjuar ndërkohë që fëmijët po flinin. U dëgjua një shpërthim por nuk e kuptuam qe ishte tek pallati jonë se nuk pati tronditje, menduam se ishte diku tjetër. Dhe mbas pak minutash u ndje era e tymit dhe kur hapëm derën kryesore pamë tym. Nxituam të zgjonim fëmijët dhe t’i bënim gati por ishte e pa mundur të zbriste nga shkallët e pallatit pasi banoj në katin e 7-të”, tregon ai.

Beqo Nanaj rrëfen dhe momentet kur hyrjet në katet e mëposhtme ishin mbushur nga tymi. Me dy vajzat e vogla e të përgjumura në krah, ai ka dalë në ballkon,  por siç thotë dhe atje kishin vështirësi në frymëmarrje.

“Në pak minuta tymi hynte ngado dhe atëherë dolëm në ballkon por përsëri kishim vështirësi në frymëmarrje pasi vinte tym edhe nga kati i 4-t që kishte kishte lënë derën hapur dhe tymi. Menduam se ishte në flakë dhe kati i 4-t përveç 4 makinave në garazh. U përpoqëm me mjete rrethanore që ti bënim fresk gocave pasi goca e vogël nuk kuptohej ne çfarë gjendje ishte sepse ishte përgjumësh.

Më vone me orientimin e të afërmve tanë që ishin poshtë dhe njoftuan për gocat erdhi makina e zjarrfikëses me shkallë. Pas shumë vështirësish pasi kishte shumë makina të parkuara por dua të theksoj ndihmën e gjithkujt që ndodhej aty poshtë për t’i lëvizur dhe gjithashtu duke hedhur bidonë me ujë kujt të mundeshin”, vijon ai.

Beqo Nanaj ka ndarë në rrjetet sociale dhe një foto të zjarrfikësit që i shpëtoi dy vajzat, duke i marrë në krah në shkallën që ishte ngritur 7 kate pingul. Ai tregon për newsbomb.al se e ka gjetur efektivin dhe do ta takojë për ta falenderuar.

“Doja të falënderoja dhe forcat e zjarrfikëses sidomos personin në foto pasi ishte e vështirë për tu ngjitur dhe zbritur dy herë me fëmijët në duar pasi shkalla ishte në pozicion thuajse pingul. Dhe ndërhyrja e tij dhe zbritja në kohë shmangu me të keqen. E kam gjetur dhe se shpejti do ta takoj për ta falënderuar nga afër”, rrëfen Beqo Nanaj.

Intervistën ai ka dëshirë ta mbyllë me një mesazh: Për njerëz të tillë guximtarë kemi nevojë në këtë vend ku siguria nuk ekziston!

“Ky është zjarrfikësi Zeni Lamuca, heroi i gocave të mia”, shkruan Nanaj, pasi ka gjetur efektivin e Shërbimit Zjarrfikës dhe ka shkuar bashkë me dy vogëlushet ta falenderonin për ndihmën. Të pafund janë dhe komentet nga qytetarët e tjerë që i shprehin mirënjohjen për punën zjarrfikësit Shkëlzen Lamuça.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME