Categories Lajme

I suksesshëm dhe me plot ambicie/ Kampioni i karatesë tregon si doli i dyti në botë

Në një intervistë në emisionin “Me Xhaxhiun”, i riu Bekim Basha foli për rrugëtimin e tij drejt sportit që ushtrim prej kohësh siç është karateja. Basha tha se një ndër momentet më emocionuese ishte kur arrit të dal i dyti në botë në turneun botëror që është u zhvillua në Kroaci. Ai shton se pasi fitoi nuk mund ti ndalte lotët nga gëzimi, gjithashtu edhe babai i tij që e mbështetët nga tribuna, ku pasi e takoi nuk fliste asnjë fjalë nga emocionet saqë edhe disa nëna italiane aty pranë po qanin nga gjendja e gëzueshme që kishte i riu shqiptar.

Ai tregoi sesi është ndeshur me legjendën e karatesë Rafael Agajevi që ka qenë 5 herë kampion bote, ku shton se do të vij momenti që ta mposhti edhe atë një ditë. “Ka disa objektiva që janë iniciuar që në zanafillë dhe do të vazhdojnë deri në fund, ku unë si sportist var dorezat në mur. Ka objektiva që vijnë me ndryshimin e moshës dhe fitimin e eksperiencës e këndvështrimet e ndryshme që krijon sportisti gjatë viteve të veta në karrierë. Shumë ëndrra nuk janë arritur akoma, pasi nuk kam pasur mundësi.

Kam parë më shumë filma vizatimor dhe vetëmbrojta pasi unë jam më tepër hiperaktiv dhe ishte i vetmi sport që u përshtaste për uljen e nervit ose energjive të tepërta që kisha, por me talent dhe punë mund të arrihet shumë më shumë  sesa thjeshtë një vetëmbrojtje. Në 2016 në kupën e botës të të rinjve  kam dal i dyti mes 52 garuesve dhe ka qenë një moment shumë emocionuese kam qenë edhe me babin. Me personin n ë foto jam ndeshur dhe është një legjendë në karate Rafael Agajevi është 5 herë kampion bote 12 herë kampion Europe dhe mbi të gjitha ka qenë kundështari im në kampionatin Evropian në 2019.

Kjo është renditja botërore që e mbarova i treti në botë në vitin 2017. Kjo është gara në Kroaci dhe kur kam dal në finale, kam dal nga podiumi dhe kam kapur trajnerin tim nga Mali i Zi për qafe dhe gjëja e parë që kam thënë ishte ku është babi? Babi ishte në tribunë dhe kam shkuar në tribunë dhe nuk flisja dot pasi unë qaja gjithashtu edhe babi ishin edhe ca nëna italiane që kishin ardhur me pa ndeshjen,  qaj dhe apo me neve. Ka qenë një rrugëtim me sakrifica dhe shumë mundime”- u shpreh Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME