Lajme

“I thashë do t’i humbasësh zgjedhjet”/ Bylykbashi zbulon bisedat “bombë” me Lulzim Bashën

Oerd Bylykbashi, deputet i Partisë Demokratike dhe ekspert i çështjeve zgjedhore, ka rrëfyer disa nga prapaskenat e zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bylykbashi tha se gjatë bisedave për ndryshimet e kodit zgjedhor, Basha ka vepruar kundër interesit të demokratëve, nuk ka informuar askënd, madje nuk i ka dëgjuar ekspertët kur i kanë dhënë këshilla edhe pse ai vetë nuk merr vesh nga zgjedhjet.

“Basha vendosi të mbështesë propozimin e Ramës për hapjen e listave, që ishte celësi për prishjen e koalicioneve. Kjo shpartalloi koalicionin me aleatët dhe humbëm zgjedhjet. Njëlloj si në marrëveshjen e 17 majit”, tha Bylykbashi.

“Ka bërë një marrëveshje në fillimin e majit 2020, pa e ditur askush nga ne për sistemin zgjedhor. Dhe pavarësisht, se e paralajmëruam se Rama do të ndryshojë sistemin zgjedhor dhe koalicionet. Nuk kishin filluar ende negociatat.

I thamë Edi Rama do të heqë koalicionet dhe do përdore hapjen e listave për këtë. Jo tha, nuk ndodh kjo!  Ne nuk e dinim, pastaj na konfirmuan, se marrëveshja për hapjen e listave, që ishte çelësi, kishte ndodhur në fillim të majit. Fare papritur futi elementin e hapjes së listave, që është gjë e mirë, por duhet të përputhet. Ia kemi kontesuar ne.

Basha vendosi të mbështesë propozimin e Ramës për hapjen e listave, që ishte celësi për prishjen e koalicioneve. Kjo shpartalloi koalicionin me aleatët dhe humbëm zgjedhjet. Njëlloj si në marrëveshjen e 17 maji.

I kam kërkuar në tetor 2020, të nxjerrë kandidatët të bëjnë fushatë. Nëse ndryshon sistemin, do të përputhesh me sistemin. I kam thënë se po bënte fushatë presidenciale. I kam thënë në janar do të humabsësh zgjedhjet, sepse ti nuk kupton nga sistemi zgjedhor”, tha Bylykbashi. TPZ

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: