Lajme

I veshur si grua me fustan dhe paruke, momenti kur autori i vendos tritolin lokalit të policit

Shpërthimi me tritol tronditi mbrëmë sërish Shkodrën. Efektivit Ndrek Rrasa, iu vendos lëndë plasëse në lokalin e tij, në Grudë të Re. Në foton e mësipërme shihet se autori ka përdorur një mënyrë mjaft të pazakontë për t’u mos u identifikuar. Ai është maskuar si grua, i veshur me fustan, ndërsa në kokë mban një paruke me flokë të gjata.

Në pak sekonda ai i vendos tritolin lokalit të efektivit, ndërsa i vendos flakën edhe furgonit të tij të parkuar para biznesit. Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Shkodër/Informacion Paraprak, Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër,  ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close