Categories Lajme

I vetmi i mbijetuar në familjen Lala, të afërmit japin detaje mbi 18-vjeçarin

Dramën më të madhe tërmeti i 26 Nëntorit e shkaktoi në familjen Lala, ku pati 7 të vdekur dhe vetëm një të mbijetuar. I mbijetuari është një 18-vjeçar, i cili humbi të gjithë anëtarët e familjes së tij. Në një prononcim për media, të afërmit e familjes me lot në sy kryen sot homazhe në përkujtim të viktimave. Ata u shprehën se nuk munden ta harrojnë hidhërimin e ngjarjes si dhe pohuan se 18-vjeçai i vetëm i mbijetuar ndodhet në Itali në gjendje të mirë fizike, por shumë i ngarkuar psikologjikisht.

“Nuk ka fjalë, hidhërimi është shumë i madh. Janë vëllezërit e mi. Unë ndodhesha në Itali. E përjetova si mos më keq, ka qenë një vit shumë i trishtë. Mundohemi ta harrojmë por nuk mundemi. Na ka ndihmuar qeveria, jemi në Tiranë tani, nuk kthehemi më në Durrës. Nga ana shëndetëore 18-vjeçari i mbijetuar është shumë mirë por nga ana psikologjike ka trauma. Ai ndodhet në Itali dhe mundohemi mos t’ia kujtojmë këtë ngjarje”, thanë të afërmit e familjes Lala. Anëtarët e familjes Lala të cilët u gjetën të pajetë nënrrënoja janë: Ilir Lala (Ishte i paralizuar prej vitesh): Marjeta Lala (Nëna e katër fëmijëve): Emilio Lala 6 vjeç (Djali i Marjeta Lalës): Enis dhe Dionisa lala (Binjakët e Marjeta Lalës): Amelia Lala 9 vjeç (Vajza e Marjeta Lalës): Griselda Lala 22 vjeç (Motra e Ramë Lalës): Sadete lala 78 vjeç (gjyshja).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME