
Një automjet është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (17 shtator) në lagjen “Topana” në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 03:30. Makina tip “Fiat Croma” është në pronësi të shtetasit Pëllumb Matja.
Mësohet se automjeti ka qenë i parkuar. Nuk dihen ende shkaqet e djegies së makinës.